Turbina-Egnatia, Troisi: Sulmi jonë në ngërç. Magani: Shpërdoruam, lojtarët u nxituan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 22:06

Turbina-Egnatia, Troisi: Sulmi jonë në ngërç. Magani: Shpërdoruam, lojtarët u nxituan

TURBINA – Trajneri i cërrikasve Marcelo Troisi “qan” rastet e humbura, por nuk i kursen elozhet për ekipin. “Bëmë një takim të mirë dhe patëm disa raste për shënim. Vazhdojmë të kemi një ngërç në sulm, ku nuk po gjejmë dot rrugën e rrjetës. Megjithatë, jam i kënaqur me skuadrën dhe falënderoj djemtë për shpirtin që dhanë në fushë. Shpresojmë shumë që në takimin e radhës, atë me Tomorin në transfertë, të zhbllokohemi dhe të marrim fitoren e parë në këtë kampionat”, tha trajneri i Turbinës.
TROISI
EGNATIA – Egnatia vazhdon të jetë e para, megjithatë humbi shansin për t’u shkëputur edhe më shumë nga rivalët. Gugash Magani shpreh keqardhje për lënien e dy pikëve. Trajneri i Egnatias evidenton se u shpërdoruan shumë raste, ndaj pret që lojtarët të jenë më të kujdesshëm.
maganiiii
“Luajtëm mirë dhe më vjen keq që nuk e fituam këtë takim. Shpërdoruam shumë raste për shënim, që do të na jepnin tri pikët. Duhet të ishim më të kujdesshëm në sulm, ku lojtarët u nxituan disi. Tashmë duhet të mendojmë për takimin e së shtunës me Besën e Kavajës, pasi të mërkurën e kemi pushim”, u shpreh numri një i pankinës së rrogozhinasve, që këtë javë do të mundohet të korrigjojë diçka te shënjestra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"