Turbina e ka seriozisht, cërrikasit gati të afrojnë dy lojtarë të spikatur në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2021 | 17:39

Turbina e ka seriozisht, cërrikasit gati të afrojnë dy lojtarë të spikatur në Kategorinë e Parë

Turbina po vijon me intensitet përgatitjet verore, teksa në skuadër ka ardhur së fundmi edhe mbrojtësi Ersi Balliu nga Gramshi.

Odeon Berdufi Partizani B

Drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht për të përforcuar ekipin dhe “Panorama Sport” mëson se janë piketuar dy lojtarë cilësorë dhe me përvojë të madhe në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për mesfushorin Mateus Levendi, të cilit i ka përfunduar kontrata me Erzenin dhe është lënë i lirë.

Gjithashtu pritet të vijë dhe sulmuesi shtatlartë Odeon Bërdufi, që ka shkëlqyer në sezonin e kaluar me Partizanin B. Këta dy futbollistë do t’i bënin shumë punë trajnerit Allamani, për më tepër që ai i njeh mirë. Merkatoja e cërrikasve nuk do të ndalet me kaq, pasi krerët e klubit po mendojnë për përforcime të tjera.

M.MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"