Turbina “blindon” sulmin, Ronaldo zbarkon në… Cërrik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 9:47

Turbina “blindon” sulmin, Ronaldo zbarkon në… Cërrik

Turbina nuk i ka ndërprerë përgatitjet, edhe pse javën që u mbyll e ka pasur pushim. Skuadrës i është bashkuar të shtunën edhe blerja më e fundit.

Turbina

Bëhet fjalë për Ronaldo Serxho Kamilon. 23-vjeçari ishte regjistruar në listën e federimeve pa u mbyllur merkatoja, por u vonua prej dokumentacionit. Sulmuesi ka firmosur kontratë njëvjeçare me cërrikasit dhe do të përforcojë shumë repartin e avancuar.

Ky sektor tashmë konsiderohet i blinduar. Ronaldo ka luajtur në vendlindje me Amerika SP dhe dallohet për shpejtësinë dhe “njohjen” e portave kundërshtare. Ai u është bashkuar brazilianëve të tjerë në rezidencën e klubit në Cërrik. Ditën e hënë pasdite, sulmuesi do të jetë me grupin e lojtarëve në seancën e parë të javës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"