Tundimi për të ndryshuar ambient, dy klube gati të joshin Godinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 21:58

Tundimi për të ndryshuar ambient, dy klube gati të joshin Godinin

Së fundmi i rikthyer në atdhe, Diego Godin, nën kontratë me Interin deri në vitin 2022 me një pagë prej 5,5 milionë eurosh në sezon, nuk ka ende siguri mbi të ardhmen e tij. Qendërmbrojtësi “veteran” uruguaian shpeshherë këtë sezon është ulur në sto dhe nuk është mister që, në hierarkitë e Antonio Kontes, i riu Alesandro Bastoni i ka marrë vendin në 11-shen titullare.

godin

Ndërkohë interesi për ish-futbollistin e Atletikos së Madridit nuk mungojnë: po e konsideron Valencia, si pasues të Ezekiel Garait. Pa harruar Zhoze Murinjon në Premier Ligë, pasi portugezi e admiron dhe e kërkoi me ngulm edhe te Mançester Junajtid: Totenhemi mund të “humbasë” Jan Vertongen dhe ka menduar pikërisht për Godinin për të blinduar prapavijën.

Në Spanjë është diskutuar edhe një rikthim i bujshëm te Atletiko: për tani Diego Simeone nuk ka konfirmuar këto zëra dhe është ndalur te një “no comment”.

Në çdo rast, siguria është që Valencia dhe Totenhemi po ndjekin me vëmendje zhvillimin e raportit Godin-Inter, gati të hyjnë në aksion në rast ndarjeje.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"