Tukel i pavendosur për portën: Bufon është…Bufon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 14:22

Tukel i pavendosur për portën: Bufon është…Bufon

Tukel duket i pavendosur për portën. Përpara disa ditësh ai “gradoi” Areolën si titullar, duke qenë se është më në formë. Francezi megjithatë pritet të jetë titullar ditën e sotme në ndeshjen ndaj St.Etienit.

tukel

Tukel megjithatë thotë se kjo nuk është vendimtare. “Nuk kam thenë që Areola do të jetë numri  1. Edhe lojtari e di sepse ia kam thënë përpara se të vinte Bufon. Gjithsesi, Xhixhi është Xhixhi. Duhet të tregohemi inteligjentë në këtë situatë dhe të gjejmë një zgjidhje që t’i kënaqi të dy”, u shpreh Tukel.

Edhe në Ligën e Kampionëve pritet të jetë Areola titullar, pasi Bufon është i skualifikuar për 3 takime për shkak të deklaratave që bëri kundër arbitrit në çerekfinalen Real-Juventus. Lajm i rëndësishëm është edhe rikthimi i Verratit, që do të debutojë për këtë sezon. “Është e rëndësishme që një lojtar si Verrati të jetë në gjëndje të mirë. Ai ka punuar fort, po flasim për një lojtar që ka shumë guxim me topin” përfundoi Tukel.

Në Ligën e Kampionëve PSG do të ketë përballë Liverpulin, Napolin dhe Crvena Zvezdën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"