Tuhel nuk i kursen superlativat për yllin e Çelsit: Më e lehtë të stërvitësh këtë futbollist sesa Nejmarin dhe Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 11:22

Tuhel nuk i kursen superlativat për yllin e Çelsit: Më e lehtë të stërvitësh këtë futbollist sesa Nejmarin dhe Mbapenë

Romelu Lukaku dhe Timo Verner do të humbasin të paktën dy ndeshjet e ardhshme të Çelsit, kundër Noruiçit dhe Sauthemptonit, konfirmoi trajneri Tomas Tuhel. Gjermani (tërheqje muskulore) dhe belgu (kavilja) u dëmtuan në pjesën e parë të ndeshjes së Champions-it kundër Malmos të mërkurën.

tucel lukaku

Sipas “The Sun”, Lukaku rrezikon që të qëndrojë 3-4 javë jashtë fushe, por në konferencën përpara ndeshjes së sotme kundër Noruiçit, tekniku gjerman tha: “Për ta zgjeruar më tej pyetjen, unë do të thosha si është edhe Pulisiç përveç Timos dhe Romelut? Ata mungojnë të gjithë për ndeshjen e nesërme (sotme) dhe ndoshta edhe në ndeshjen kundër Sauthemptonit. Më pas do të shohim. Ajo që mund t’iu them me siguri është se të dy janë duke u trajtuar, janë pozitivë dhe të pashqetësuar.

Por do t’i humbasin dy ndeshjet e radhës me siguri. Nuk mendoj se ka kuptim që të hyjmë në spekulime për sa kohë do të qëndrojnë jashtë, sepse nuk i dihet kurrë. Afatet mund të jenë më të shkurtra se pritshmërisë ose më të gjata. E rëndësishme është që të dy janë pozitivë dhe jo shumë të shqetësuar”.

INTERVISTA – Tekniku i Çelsit ishte një nga protagonistët e Festivalit të Sportit të organizuar nga “La Gazzetta dello Sport” në Trento dhe sot në faqet e gazetës rozë ai ka dhënë një intervistë interesante. “Jam rritur duke bërë tifo për Mateusin tek Interi dhe kisha frikë Milanin e Sakit”, tha gjermani, i cili ka ëndërruar gjithnjë “të isha një futbollist i madh ose të paktën një lojtar i Barcelonës”. Por në fund ishte vetëm një lojtar mesatar që më së shumti qëndroi në stol.

“PSG dhe Çelsi janë dy skuadra të ndryshme, të kundërta në stil dhe organizim. Në Paris isha më shumë një ministër i sportit sesa trajner dhe menaxhoja edhe familjet dhe miqtë e yjeve. Është më e lehtë të stërvis Lukakun sesa Nejmarin dhe Mbapenë. Te Çelsi punohet më qetë”, shton 48- vjeçari i cili nga Milani i Sakit ka studiuar skuadrën e Gulitit dhe Van Bastenit, ndërsa nga trajneri tjetër italian, Marçelo Lipi, ka mësuar menaxhimin e yjeve si Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"