Tuhel mendon seriozisht për merkaton, kërkon me ngulm te Bajerni mesfushorin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 14:43

Tuhel mendon seriozisht për merkaton, kërkon me ngulm te Bajerni mesfushorin e Çelsit

Tomas Tuhel ka nisur nga puna si trajneri i Bajernit të Mynihut dhe po mendon menjëherë për merkaton. Siç bëjnë me dije mediat angleze, tekniku gjerman ka hedhur sytë nga ish-skuadra e tij Çelsi.

tuhel maunt

Emri i parë që Tuhel kërkon të afrojë është ai i Mejson Maunt. Fantazisti anglez nuk është në planet e trajnerit Graham Poter dhe duket se do të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga “Blutë” në fund të sezonit.

Ai ishte një nga lojtarët më të preferuar të Tuhel gjatë kohës që ky i fundit ishte te Çelsi dhe duket se gjermani mund ta bindë 24-vjeçarin që të veshë fanellën e Bajernit.

Në garë për Maunt janë gjithashtu edhe Mançester Junajtid me Liverpulin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"