Tuhel i hedh benzinë zjarrit për sulmuesin e Barcelonës: Me atë kam një lidhje speciale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 17:17


Tuhel i hedh benzinë zjarrit për sulmuesin e Barcelonës: Me atë kam një lidhje speciale

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, pranoi se ai do të ketë gjithnjë një lidhje të ngushtë me objektivin e skuadrës së tij në merkato, Pierr-Emerik Obamejang. Gjermani nuk vendosi të mos fliste në konferencën për shtyp përpara derbit me Totenhemin këtë të diel, në lidhje me ish-sulmuesin e tij te Dortmundi. 33- vjeçari përflitet për një transferimit të tij në “Stamford Bridge” në rast se Barcelona do ta lejojë.

aUBA

“Kjo që po them nuk ka fare lidhje me atë që po ndodh tani, por unë e kam shijuar shumë punën me Aubën kur isha te Dortmundi. Disa lojtarë mbeten gjithnjë futbollistët e tu sepse ti ke qenë shumë, shumë pranë tyre. Dhe Auba është njëri prej tyre”, tha tekniku gjerman të premten për ish-sulmuesin e Arsenalit. Marrëdhënia e gabonezit me trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta, u kris aq sa solli largimin e tij drejt Barcelonës, por Tuhel thotë se nuk ka pasur kurrë probleme me disiplinën e sulmuesit në Gjermani:

“Nuk kam pasur probleme me të. Por kjo nuk ka të bëjë me situatën tek Arsenali, për të cilën unë nuk do doja të bëja koment, sepse do të tregoja mungesë respekti. Auba është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ka bërë shumë për ne dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës për atë që bëri te Dortmundi”.

PANORAMASPORT.AL