Tuhel e pranon: Këtë lojtar do doja ta kisha në ekip, por kjo nuk është monopol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 19:20

Tuhel e pranon: Këtë lojtar do doja ta kisha në ekip, por kjo nuk është monopol

Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel e ka pranuar se do dëshironte të kishte në skuadër yllin e Renes, Eduardo Kamavinga, por dyshon se një lëvizje e tillë do ishte e mundur financiarisht. Kamavinga u bë lojtari më i ri që luan me kombëtaren e Francës, vetëm 17 vjeç.

kamavinga

Adoleshenti ka qenë një lojtar kyç për Rene, edhe pse në një moshë të re duke i siguruar ekipit francez vendin e tretë dhe duke e kualifikuar në Champions për herë të parë. “A do ta doja ta kisha në skuadrën time?. Sigurisht që po. Por nuk mund të flas për lojtarë të ekipeve të tjera. Ai është një nga lojtarët më të mirë të Ligës 1. Është një lojtar mjaft i mirë, shumë i fortë dhe me një të ardhme të ndritur përpara.

Por gjithashtu ai luan në një ekip tjetër të madh që do marrë pjesë në Champions. Kjo nuk është monopol”, përfundoi Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"