Tuhel e bën të qartë: Broja është unik, po bëhet gjithnjë e më i fortë. Ka një arsye pse është lojtari ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 17:36

Tuhel e bën të qartë: Broja është unik, po bëhet gjithnjë e më i fortë. Ka një arsye pse është lojtari ynë

Armando Broja po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në Premier Ligë. Sulmuesi është huazuar tek Sauthempton nga Çelsi dhe deri më tani ka shënuar 5 gola në kampionat. Këto paraqitje duket se kanë rënë në sy të Tomas Tuhelit.

pjimage

Tekniku gjerman ka folur rreth paraqitjeve të shqiptarit këtë sezon.

“Ai është lojtari ynë ,po bën mirë por në të njëjtën kohë është vetëm në gjysmë të sezonit. Kështu që dueht të vazhdojë të përmirësohet dhe të tregojë veten tek Sauthempton.  Është lojtari ynë për një arsye sepse ka kualitet dhe mentalitet. Armando po përmirësohet çdo ditë. Ai është një lojtar unik. Por nuk është momenti për të folur për verën. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdoj të përmirësohet.”

Këtë sezon Broja po mahnit të gjithë me performancat në fushë dhe ndoshta sezonin e ardhshëm mund ta shohim të vesh bluzën e Çelsit përsëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"