“Tuhel, bir k***e!”, futbollisti i PSG-së i kërkon falje për videon skandaloze trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 21:10

“Tuhel, bir k***e!”, futbollisti i PSG-së i kërkon falje për videon skandaloze trajnerit

Futbollisti i PSG-së Presnel Kimpembe i kërkoi falje trajnerit të tij Tomas Tuhel dhe bordit drejtuesit të klubit francez për deklaratat ofenduese të vëllait të tij pas humbjes në Ligën e Kampioneve kundër Borusias së Dortmundit me rezultatin 2-1.

kimpembe-610x310_c

“RMC Sport” mëson se mbrojtësi 24-vjeçar ka komunikuar personalisht me trajnerin gjerman duke i shprehur keqardhje për video-n e publikuar pas humbjes së kampionëve francezë në fushën e verdhezinjve. Nga ana tjetër mësohet se Tuhel i ka thënë futbollistit të tij se nuk do të marrë masa penalizuese për ngjarjen e ndodhur.

Pasi Tuhel kritikoi skuadrën e tij për humbjen kundër Borusia Dortmundit me rezultatin 2-1 ditën e martë, vëllai i Presnel Kimpembes shau me fjalë të rënda trajnerin gjerman duke i thënë “të b***a nënën tënde, bir k***e!”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"