“Trupi im pësoi kolaps”- Eva Murati zbulon arsyen e mungesës së saj në ekran: Do plaste diku syri i keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 22:34

“Trupi im pësoi kolaps”- Eva Murati zbulon arsyen e mungesës së saj në ekran: Do plaste diku syri i keq

Mungesa e Eva Muratit në emisionin e së mërkurës i shqetësoi të gjithë ndjekësit e moderatores.

eva murati (5)

Për shkak të pamundësisë për t’u kthyer përgjigje një nga një, Eva vendosi të publikojë një foto të vetes në Instagram, krahas së cilës tregonte çfarë i ka ndodhur.

eva murati (1)

E shtrirë krah një arushi të madh, e veshur me pizhama dhe pa make up në fytyrë, Eva tregoi se nuk është prekur nga Covid-19, por është sëmurë.

eva murati (4)

Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në ‘Champions League’, po shkruaj këtu!

eva murati (6)

Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Në katër vjet ‘Champions’, kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme, por për shkak se isha e sëmurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program!

eva murati (1)

Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq).

eva murati can yaman (5)

Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva.

eva murati (6)

Së fundmi, moderatorja seksi ishte një ndër të ftuarat në emisionin italian “Tiki Taka”. Për më tepër, Murati ka treguar se ka firmosur një kontratë me një kompani të suksesshme menaxhimi në Itali.

eva murati (4)can yaman dhe eva murati (6)can yaman dhe eva murati (3)can yaman dhe eva murati (2)can yaman dhe eva murati (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"