Trukimet mënjanë, kur dhuna “kërkon” vendin e vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 18:27

Trukimet mënjanë, kur dhuna “kërkon” vendin e vet

Kishte disa muaj që nuk flitej më për dhunë në kampionatin e Kategorisë së Parë. Trukimet ishin ato që zinin pjesën më të madhe të skandaleve të përjavshme në këtë ligë. Por, e shtuna riktheu edhe një herë në vëmendje se dhuna mbetet sërish aty, “e mbuluar” provizorisht, por del në sipërfaqe në momentin më të parë.

kategoria-e-pare

Gjithçka ndodhi në Shijak, është më shumë se e shëmtuar. Lojtarët vendës dhe tifozë të ndryshëm dhunuan futbollistët e Vllaznisë B. Dhe i vetmi mëkat i shkodranëve ishte se fituan në fushë. Trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, mbeti shumë i zhgënjyer nga gjithçka ndodhi: “Luajnë me ekipin B dhe e konsiderojnë ndeshjen të fituar. Harrojnë se futbolli luhet në fushë. Ajo që ndodhi ishte skandaloze dhe e turpshme”.

elvis kraja

Një histori që ishte venitur disi në futbollin shqiptar. Por, u shfaq në mënyrën më të turpshme, në një kohë që është vetëm faza e parë e kampionatit. Në fushë, Vllaznia B i surprizon të gjithë duke fituar 3-1 ndaj Erzenit. Në krye, gjërat nuk ndryshojnë. Kastrioti mbetet skuadra më e mirë e Kategorisë së Parë deri tani, me gjashtë fitore dhe dy barazime duke udhëhequr renditjen me 20 pikë. Edhe këtë javë, krutanët vërtetojnë se janë pretendentët kryesorë për t’u bërë pjesë e elitës. Të dielën fituan në një transfertë të vështirë në Kavajë ndaj Besës vendëse.

Cutra

Një eurogol i mesfushorit Xhynejt Çutra i siguroi 3-pikëshin Kastriotit në një sfidë të luftuar fort për 90 minuta. Besëlidhja rikthehet te fitoret dhe mund në fushën e vet Korabin me rezultatin 3-0. Sulmuesi kryesor, Spartak Ajazi, ka kapur formën e tij më të mirë, ku të shtunën shënoi dopietë. Trajneri i ri, Gledis Lani, e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në krye të skuadrës. Nëse do të vazhdojë kështu, presidenti Noka mund t’i besojë ekipin deri në fund të sezonit.

Formacioni me i dobet

Nga ana tjetër, dibranët tregojnë se këtë sezon kanë probleme dhe duket e vështirë që të pretendojnë ngjitjen. Tërbuni vazhdon të jetë në krizë dhe në fushën e vet përballë Dinamos, nuk shkon më shumë se një barazim pa gola. Ndërsa Burreli është duke përjetuar sezonin më të vështirë të viteve të fundit, ku është mundur në fushën e vet nga Egnatia me rezultatin 1-0. Tifozët u rikthyen në stadium pas tetë ndeshjesh dënim, por panë një zhgënjim total në fushë.

Tirana

Në Grupin B, Tirana rikthehet te fitorja pas humbjes me Bylisin. Në përballjen me Apoloninë, bardheblutë e zgjidhin shpejt situatën që në pjesën e parë duke shënuar dy gola. Fierakët duken të dorëzuar dhe e kanë të vështirë të bëjnë rezistencë. Tirana vazhdon të kryesojë. Bylisi nuk gabon në shtëpi. Përballë Naftëtarit, ballshiotët luajnë një sfidë si “miqësore”, ku shënojnë tre gola dhe ruajnë ritmin e Tiranës. Bylisi është aty në pritje të ndonjë hapi fals të bardhebluve. Tomori rikthehet fuqishëm dhe e shfryn dufin e javëve të fundit te Shënkolli.

Plaku

Beratasit bëjnë “poker” dhe ngjiten në vendin e tretë. Pogradeci nis ngjitjen dhe vazhdon të surprizojë me rezultatet që merr. Liqenorët kanë fituar 1-0 në transfertën e vështirë të Peqinit dhe e shohin veten në vendin e 4-t. Ndërsa, Turbina mbetet në vështirësi dhe pas tetë javësh, e sheh veten të parafundit. Cërrikasit ngecin sërish në fushën e tyre, ku përballë Ilirisë nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"