Trukimet, ja klubet e tjera të përmendura në raportin e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2016 | 20:59

Trukimet, ja klubet e tjera të përmendura në raportin e UEFA-s

Sipas Sistemit të Detektimit të Mashtrimeve të Basteve pranë UEFA-s, 41 nga 54 ndeshjet e cilësuara si të manipuluara nga Skënderbeu i përkasin futbollit shqiptar.

Raporti

Në raportin që ka marrë në shqyrtim periudhën 2010-2016, përveç kampionëve të Kategorisë Superiore në gjashtë sezonet e fundit, figurojnë edhe një pjesë e mirë e klubeve shqiptare.

Më saktësisht janë 16 skuadra nga Superliga dhe Kategoria e Parë me të cilat Skënderbeu është përballur në mënyrë të dyshimtë sipas UEFA-s. Edhe pse ky fakt nuk nënkupton me doemos që këto ekipe janë fajtore, përfshirja e kaq shumë klubeve i jep këtij skandali përmasat e një “Calciopoli”.

Skuadra që përmendet më tepër është Laçi me 7 ndeshje, i ndjekur nga Kastrioti me 5 dhe Vllaznia me 4. Shkumbini, Dinamo dhe Kukësi përmenden nga 3 herë; Tirana, Bylisi dhe Elbasani 2 kurse vetëm 1 herë figurojnë emrat e Teutës, Tërbunit, Pogradecit, Dajtit, Apolonisë, Flamurtarit dhe Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"