Trukimet, Fenerbahçe përjashtohet nga Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2013 | 9:01

Trukimet, Fenerbahçe përjashtohet nga Champions-i

UEFA kryesoreFenerbahçe, Beshiktashi dhe Steaua e Bukureshtit janë pezulluar nga pjesëmarrja në Kupat e Europës për shkak të akuzave për trukim ndeshjesh. UEFA vendosi që Fenerbahçe të mos lejohet të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në sezonin 2013- 2014. I njëjti dënim vlen edhe për turqit e Beshiktashit, të cilët nuk do të marrin pjesë në Ligën e Europës. Dënimi për Fenerbahçen është për 3 vite radhazi. Turqit nuk do të luajnë në asnjë kompeticion të UEFA-s nëse ata do të kualifikohen. Pezullimi për vitin e tretë të dënimit mund të shlyhet brenda një periudhe 5-vjeçare. Trukimet – Fenerbahçe fitoi titullin në sezonin 2010/11 me një fitore 4-3 ndaj Sivasporit në ndeshjen e fundit të kampionati turk. Ajo është një ndeshjet e shumta të hetuara nga federata vendëse. Komisioni i Disiplinës dhe Kontrollit në qeverinë europiane vendosi të dënojë vetëm me një vit klubin tjetër nga Stambolli, Beshiktashin. Këta të fundit akuzohet se kanë trukuar finalen e Kupës së Turqisë, kundër të cilën e fituan me penallti kundër Bujuksehir Beledijespor pas barazimit 2- 2 në kohën shtesë. Që të dyja këto masa janë marrë për shkak të trukimit të rezultateve të kampionatit turk në vitin 2011. Edhe Steaua e Bukureshtit dënohet për të njëjtën arsye. Presidenti i saj Xhixhi Bekali ndodhet në burg i dënuar me 3 vjet, për shkak se tentoi të blinte lojtarët e Kluzhit në një ndeshje në vitin 2008.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"