Troisi priste më shumë ndaj Flamurtarit, Resuli: Humbëm 2 pikë me Turbinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 18:32

Troisi priste më shumë ndaj Flamurtarit, Resuli: Humbëm 2 pikë me Turbinën

Flamurtari barazoi pa gola ndaj Turbinës, në ndeshjen e parë të kampionatit. Dritan Resuli ka mbetur i kënaqur nga reagimi i ekipit, ndërsa deklaroi se me pak fat mund ta kishte fituar takimin. 

fanellat

“Dua të them se për zhvillimin e lojës në fushë dhe në bazë të disa situatave që kishim, ne humbëm dy pikë. Luanim në fushën tonë dhe duhet që të merrnim maksimumin. Më kënaqi loja e skuadrës, por jo rezultati. Duhet që t’i kishim shfrytëzuar siç duhet rastet. Me pak fat, sot (dje) do të fitonim ne”, tha trajneri i Flamurtarit.

Marcelo Troisi priste më shumë përballë Flamurtarit dhe këtë e tha për gazetën, pas ndeshjes. “Jam i kënaqur me lojën e ekipit, por jo me rezultatin, pasi duhet të kishim fituar.

Patëm disa raste për shënim, por me pak kujdes mund të merrnim tri pikët. Kishim dy-tre lojtarë me pak probleme në gjendjen e tyre fizike. Na mungoi goli, që do na gëzonte shumë dhe do të na bënte me krahë. Kemi një skuadër pretendente për Superioren”, tha trajneri i Turbinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"