Tronditet Tirana, Disiplina dënon Bathën e Torasën para ndeshjes me Kukësin se u sollën keq në… miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:57

Tronditet Tirana, Disiplina dënon Bathën e Torasën para ndeshjes me Kukësin se u sollën keq në… miqësore

Pa nisur ende sezoni, Tirana dhe Bylisi janë penalizuar nga Komisioni i Disiplinës. Kampionët e Shqipërisë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për shkak të sjelljeve të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes miqësore.
kale-torasa-batha
Pa u “lagur” nuk ka shpëtuar as sulmuesi i ri i Bylisit Kudus Laval. 25-vjeçari është pezulluar për 5 takime pasi ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve gjatë njërës prej ndeshjeve miqësore.

Sipas llogarive, Torasa dhe Batha humbasin këto ndeshje: Shkumbin (nesër, Kupë e Shqipërisë), Kukësi (kampionat), raundi i 1/8-ave (gjithmonë nëse kualifikohet) dhe takimin me Teutën (kampionat).

Ndërsa Laval humbet këto ndeshje me Bylisin: Veleçikun (nesër në Kupë), Laçin (kampionat), raund i 1/8-ave të Kupës (nëse kualifikohet) dhe Apoloninë (kampionat).

Këto vendime vijnë një ditë para se futbolli shqiptar të nisë aktivitetin me Kupën e Shqipërisë.

Vendimet e Disiplinës

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
vendimett

Neni që i referohet Disiplina për vendimet që mund të marrë edhe në ndeshje miqësore:

123380453_3376041445824400_89647917415917175_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"