Postuar: Janar 31, 2023 | 22:28
Tronditet Tirana, Abazaj dëmtohet dhe do mungojë gjatë…
Tronditje e madhe për Tiranën. Kristal Abazaj, afrimi më i bujshëm i bardhebluve në këtë merkato janari do të mungojë për më shumë se 1 muaj. Bëhet me dije se 26-vjeçar ka çarë meniskun dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës, deri në momentin e rikuperimit.
Abazaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, vend në të cilin do marrë mjekim të specializuar. Një lajm i keq ky për Tiranën, që duhet të mendojë për zgjidhje emergjente. Pas largimit të Xhixhës dhe Ismailgecit, duket se ky dëmtim i Abazajt, ka tronditur ndjeshëm pozitat në kampin bardheblu.
PANORAMASPORT.AL
