Tronditet sulmi i Juventusit. Rikthehet Dibala, por dëmtohen dy të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 9:45

Tronditet sulmi i Juventusit. Rikthehet Dibala, por dëmtohen dy të tjerë

Juventusi mund të marrë frymë lirish për Higuainin (rrezikon vetëm ndeshjen kundër Atalantës), por mund të humbasë Bernardeskin për të paktën një muaj.

higuain

Pas suksesit në derbin kundër Torinos, stafi mjekësor i bardhezinjve ka publikuar të dhënat e para pas dëmtimit të dy futbollistëve juventinë, të cilët dolën me probleme nga ndeshja e së dielës.

Sulmuesi argjentinas pësoi një goditje (traumë) në kaviljen e majtë, ndërsa Federiko Bernardeski pësoi një goditje në kupën e gjurit të majtë, e cila mund ta mbajë larg fushës për të paktën një muaj.

bernardeski higuain

Një lajm të keq Alegri nuk mund të kishte marrë në këtë koment kaq të rëndë- sishëm të sezonit. “Pipita” u detyra të lërë fushën në minutën e 14-të pas një përplasjeje me portierin Sirigu në minutën e 3-të, e cila rezultoi fatale për kaviljen e majtë të sulmuesit.

Ai shtrëngoi dhëmbët për disa minuta dhe më pas kërkoi ndërrimin. Dëmtimi i tij nuk duket edhe aq i rëndë, por ai rrezikon ta humbasë ndeshjen me Atalantën dhe shtoi telashet për trajnerin, duke parë numrin e madh të ndeshjeve që skuadra nga ky moment deri në 18 mars.

Ndër to është edhe ndeshja e kthimit kundër Totenhemit në 7 mars në “Wembley”.

bernardeski

Por për t’u monitoruar me kujdes është edhe situata e Bernardeskit, i zëvendësuar në fund pasi kishte marrë vendin e argjentinasit (dhe shërbeu asistin për golin e tri pikëve për Aleks Sandron).

Fantazisti bardhezi rrezikon një ndalesë nga katër deri në pesë javë. Megjithatë, në ditët në vijim do të ketë testime dhe analiza të tjera për të kuptuar më mirë se sa kohë do të jetë skuadra pa shërbimet e dy lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"