Tronditet stoli i Simeones, trajneri argjentinas drejt shkarkimit. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 0:18

Tronditet stoli i Simeones, trajneri argjentinas drejt shkarkimit. Ja prapaskenat

Diego Simeone po kalon momentin më negativ tek Atletiko e Madridit dhe nuk është çudi që në fundin e sezonit, rrugët mes tij dhe klubit madrilen mund të ndahen.

Simeone

Mediat në Spanjë raportojnë se është shumë e vështirë që raporti mes tij dhe drejtuesve të krijohet sërish i fortë, pasi këta të fundit kanë mbetur të zhgënjyer nga mënyra se si Simeone po e menaxhon ekipin në këto momente kur po ndryshojnë brezat dhe është bërë një revolucion.

Nuk dihet ende destinacioni i “Çolos”, por sigurisht që interesimi për të nuk mungon nga Anglia dhe nga Franca. Ai nuk ka ndërmend që të dorëzohet, por do të bëjë maksimumin për të rimëkëmbur skuadrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"