“Tronditet” stoli i Kroacisë, Daliç nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 22:02

“Tronditet” stoli i Kroacisë, Daliç nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë

Zlatko Daliç, ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, arriti të shkruante historinë në Kupën e Botës, duke e shpallur nënkampion, si kurrë më parë. Gjithsesi në prononcimin e tij pas ndeshjes, pavarësisht suksesit, Daliç tregon se nuk e ka vendosur ende nëse do të qëndrojë në pankinën e Kroacisë apo jo.

zlatko dalic

“Më parë do të bëj disa pushime dhe më pas të vendos. Tani jam gati për pushime. Këto dy muaj ishin shumë të bukur, jam krenar për djemtë”, u shpreh Daliç për mediat. 51-vjeçari mori drejtimin e Kroacisë në tetor të vitit 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"