Tronditet shtanga, presidenti Theodhor Masllavica jep dorëheqjen dy ditë para zgjedhjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 18:33

Tronditet shtanga, presidenti Theodhor Masllavica jep dorëheqjen dy ditë para zgjedhjeve

Federatat Shqiptare e Peshëngritjes është tronditur në prag të asamblesë zgjedhore, që do të zhvillohet më 14 nëntor në kryeqytet. Presidenti aktual i FSHP-së Theodhor Masllavica ka njoftuar në mënyrë të papritur dorëheqjen nga gara për president të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Një lajmë befasues për të gjithë komunitetin e shtangës në vend.

THEODHOR MASLLAVICA

Masllavica ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara me anë të një deklarate, në të cilën shkruan: “Të Nderuar Miq, Sportistë dhe bashkëpunëtorë. Në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dua tju njoftoj se për arsye personale jap dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit dhe kandidatura ime për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e dt. 14.11.2020. Këtë dorëheqje e jap në mënyrë të parevokueshme. Dëshiroj të falenderoj të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e mi për të cilët kam një vlerësim maksimal dhe besoj se do tia dalin në çdo arritje sportive. Me Respekt, Theodhor Masllavica”, shkruhet në deklaratën e presidentit.

Kujtojmë që Theodhor Masllavica u zgjodh në krye të shtangës më 5 prill të vitit 2018, pas dorëheqjes së Elez Gjozës, në një periudhë kur peshëngritja shqiptare ishte përfshirë në skandalet e dopingut, teksa 12 sportistë kishin rezultuar pozitiv. Motoja e Masllavicës ishte pastrimi i peshëngritjes nga dopingu, ndërsa gjatë gjithë kohës kur ai ishte në krye të shtangës, asnjë sportist shqiptar nuk rezultoi pozitiv me doping. Por në mënyrë krejt të papritur vendos të tërhiqet. Tashmë në zgjedhjet e 14 nëntorit në garë për president mbetet vetëm trajnerja e elbasanase Eglantina Çuni.

124864750_279988546752722_8644944121077957765_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"