Tronditet Seria A, lojtari rezulton pozitiv në doping. Rast i ngjashëm me atë të Jashanicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2018 | 11:55

Tronditet Seria A, lojtari rezulton pozitiv në doping. Rast i ngjashëm me atë të Jashanicës

Rikthehet dopingu në Serinë A. Lojtari i Kaliarit, Zhoao Pedro ka rezultuar pozitiv në testin andtidoping të bërë pas ndeshjes ndaj Sasuolos në 11 shkurt.

zhoao pedro

Menjëherë pas këtij lajmi, lojtari është pezulluar nga gjykata italiane e anti-dopingut. Lajmi i keq për futbollistin vjen në ditëlindjen e tij të 26-të.

Lojtari dyshohet se ka rezultuar pozitiv në teste, pasi ka përdorur substancën “hidroklorotiazid”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"