Tronditet Real Madrid, Ronaldo kërkon largimin në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 18:22

Tronditet Real Madrid, Ronaldo kërkon largimin në fund të sezonit

Pas një starti për t’u harruar me skuadrën e Realit të Madridit, ylli portugez Kristiano Ronaldo, ka tronditur klubin madrilen duke kërkuar largimin.

ronaldo

32-vjeçari refuzoi të nënshkruante kontratën e tij të re me Realin. Mediat spanjolle dhe ato portugeze raportojnë se Ronaldo është shfaqur i nervozuar duke i komunikuar presidentit Perez, vendimin për t’u larguar nga klubi mbretëror që në fund të këtij sezoni, praktikisht në 30 qershor.

Prez dhe Ronaldo

Arsye që ka ndikuar në vendimin e prere të yllit portugez duket të jetë fakti se ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e “Santiago Bernabeut.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"