Tronditet Milan, mesfushori rrezikon sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 21:28

Tronditet Milan, mesfushori rrezikon sezonin

Milani nuk ka marrë lajmet të mira nga Bonaventuara. Një problem në gju e ka detyruar mesfushorin të jetë jashtë fushave për disa kohë, por në fakt analizat e bëra së fundmi kanë treguar se ai do të jetë i detyruar të qëndrojë më shumë seç pritej në infermieri.

Bonaventura

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it” Bonaventuara do të ndalet për disa muaj dhe madje është në dyshim gjithë sezoni. Optimizmi qëndron në faktin që ai mund të jetë gati në mars ose prill, kur luhet pjesa finale e sezonit, por situata duket ende e paqartë. E sigurt është se Xhek Bonaventura e ka mbyllur këtë vit. Deri tani italiani kishte arritur të realizonte 3 herë në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"