Tronditet Luftëtari, humbet gjyqin dhe detyrohet 200 mijë euro për një uruguaian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 10:04

Tronditet Luftëtari, humbet gjyqin dhe detyrohet 200 mijë euro për një uruguaian

Artur Dadaj, zëvendëspresident dhe drejtor sportiv i gjirokastritëve, pranoi se kanë humbur gjyqin për një lojtar dhe do të duhet të paguajnë rreth 200 mijë euro. 

toledo

“Bëhet fjalë për një lojtar nga Uruguai, i cili ka luajtur tri ndeshje. Ka luajtur 3-4 takime dhe si zëvendësues në ato sfida. Bëhet një kontratë me lojtarin (Bruno Toledo), pa ditur penalizohesh. Ekipet që e kanë rritur do të kërkojnë tarifën e formimit po bëre kontratë. Është gabimi i administratës, i drejtuesve të mëparshëm, ishte se e bënë kur ai mbushi 23 vjeç. Por harruan se kampionati në Uruguai kishte filluar. Ai quhej akoma lojtar ‘nën moshë’. Këtë e shfrytëzuan. Ka avokatë që situata të tilla presin, gabime ku të mund të përfitojnë. Gjyqin e ka fituar akademia. Ka ardhur si debit, është zyrtare. Edhe me këtë jemi në negociata, por nuk është pengesë për momentin, në lidhje me merkaton. Ishte sezoni 2017-2018 kur uruguaiani Bruno Toledo u bë pjesë e Luftëtarit”, ka thënë Dada në emisionin “Pressing” në “ABC News”.

Klubi që pret shumën e majme është Liverpul Montevideo, ku Toledo është formuar si futbollist dhe me rregullore të FIFA-s duhet të përfitojë taksën e formimit, që llogaritet për vitet që ai ka qenë pjesë e atij klubi. Mbrojtësi ka qenë pjesë e moshave të Liverpool, ndërkohë që është aktivizuar për disa vite në ekipin e parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"