Tronditet Liverpuli, Momo Salah rrezikon të mungojë… 4 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 11:39

Tronditet Liverpuli, Momo Salah rrezikon të mungojë… 4 muaj

Liverpuli rrezikon që të humbasë për katër muaj shërbimet e Mohamed Salahut sezonin e ardhshëm, nëse Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në vitin 2021. Sulmuesi egjiptian pritet të largohet për Kupën e Afrikës (janar-shkurt 2021), por tani që Lojërat Olimpike të kësaj vere u shtynë, nuk është vendosur ende data e tyre e re.

salah

Kjo mund të bëjë që të ketë një ngjeshje të kalendarit për në vitin 2021. Egjipti dëshiron që ta ketë yllin e skuadrës edhe në kombëtaren Olimpike, edhe pse kjo do të varet shumë nga kalendari i Olimpiadës. Përparësi është pjesëmarrja e sulmuesit në Kupën e Afrikës dhe për Olimpiadën mund të ketë edhe një plan B.

Por trajneri Jyrgen Klop është i shqetësuar se mund të humbasë për një pjesë të mirë të sezonit një prej sulmuesve të tij kryesor. Madje kryesuesit e Premier Ligës pritet të humbasin edhe shërbimet e Sadio Manesë, i cili do të grumbullohet nga Senegali në Kupën e Afrikës, por edhe Nabi Keita dhe Xhoel Matip pritet të lënë “Anfield Road” për të përfaqësuar vendin e tyre në turneun më të rëndësishëm futbollistik të kontinentit të zi.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"