“Tronditet” Kosova, sulmuesi “dardan” humbet sfidat me Çekinë dhe Anglinë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 14:33

Kosova & Rajoni LAJMI KRYESOR Të fundit

“Tronditet” Kosova, sulmuesi “dardan” humbet sfidat me Çekinë dhe Anglinë

Sulmuesi më në formë i Kosovës për momentin, Vedat Muriqi nuk do të jetë gati të luajë në sfidat e Kombëtares, ndaj Çekisë dhe Anglisë, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Muriqi

Siç bën me dije FFK-ja, lëndimi që ka marrë në këmbë, gjatë ndeshjes së Fenerbahçes, nuk e ka lejuar lojtarin të jetë gati, për dy përballjet deçizive.

Humbje e madhe kjo për Kosovën, pasi Muriqi ishte në një formë shumë të mirë, teksa këtë fundjavë shënoi dopietë me Fenerbahçen.

“Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, shkruan në njoftim FFK-ja.

ddd

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com