Tronditet klubi shqiptar, dy lojtarë me simptoma të Koronavirusit. Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:57

Tronditet klubi shqiptar, dy lojtarë me simptoma të Koronavirusit. Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Është tronditur klubi i Vushtrrisë, ku dy lojtarë kanë shfaqur simptoma të Koronavirusit dhe kanë ngjallur ankth te pjesa tjetër e skuadrës.vushtrria

Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.

Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. “Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”, u shpreh Kajtazi për “Insport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"