Tronditet klubi i Premier Ligës, 8 lojtarë me simptomat e Koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 22:15

Tronditet klubi i Premier Ligës, 8 lojtarë me simptomat e Koronavirusit

Uest Hemi ka tetë futbollistë në vetizolim, pasi kanë shfaqur simptoma të Koronavirusit. Lajmin e konfirmoi zëvendëspresidentja e klubit, Karren Bredi, ndërkohë që pandemia vazhdon të zgjerohet.

Soccer Football - Premier League - West Ham United vs Southampton - London Stadium, London, Britain - March 31, 2018   West Ham United Vice-chairman Karren Brady looks on from the stands    Action Images via Reuters/Tony O'Brien    EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.  Please contact your account representative for further details.

“Jam e çliruar të them se të gjithë ata kanë treguar simptoma të lehta dhe ndihen mirë së bashku me familjet e tyre”, tha Bredi.

Më herët këtë muaj, trajneri i Uest Hemit, Dejvid Mojes, shkoi në vetizolim si masë sigurie, sepse pati kontakt direkt me Mikel Artetën, trajnerin e Arsenalit, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

Arteta
Skuadra e Uest Hemit vazhdon të ndjekë programin e saj stërvitor në shtëpi, ndërsa plani është të rinisë stërvitja kur të përfundojë periudha 14 ditore e karantinës.

Në Angli, ashtu si në gjithë Europën, përveç Bjellorusisë kampionati është ndërprerë për shkak të epidemisë që ka pushtuar Europën. Sezoni është ndërprerë minimalisht deri më datë 30 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"