Tronditet futbolli italian, 2 klube të Serisë A rrezikojnë përjashtimin nga kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 11:55

Tronditet futbolli italian, 2 klube të Serisë A rrezikojnë përjashtimin nga kampionati

Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A. Dy klube rrezikojnë përjashtimin nga elita e futbollit italian. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dy klubet që mund të përjashtohen janë Kievo dhe Parma.

kievo parma

Kievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes. Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënime të rënda dhe Palermo dhe Krotone janë 2 klubet që përfitojnë në rast se Kievo dhe Parma përjashtohet.  Mësohet se proçesi do të mbahet nesër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"