Tronditet Flamurtari, kapiteni Bushiç drej Beogradit. Ja sa do të mungojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2018 | 9:31

Tronditet Flamurtari, kapiteni Bushiç drej Beogradit. Ja sa do të mungojë

Tomislav Bushiç trondit Flamurtarin. Kapiteni kroat i vlonjatëve, nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Duro për ndeshjet e radhës. Bushiç pësoi një kontraktim muskulor në ndeshjen me Kukësin, ku edhe doli nga fusha duke mos vijuar më tej lojën. Stafi mjekësor, pasi ka kryer të gjitha vizitat mjekësore, ka arritur në konkluzionin se Bushiç ka nevojë për një kohë relativisht të gjatë rikuperimi që të kthehet sërish në fushën e blertë.

bushic

Një ndër sulmuesit më kryesorë të Flamurtarit mungon në një moment shumë të rëndë- sishëm për skuadrën, siç është situata aktuale, ku vlonjatët kërkojnë ringritjen pas rezultateve negative të njëpasnjëshme në kampionat, por edhe në një moment që janë me një këmbë në finalen e Kukës së Shqipërisë dhe që duan të arrijnë objektivin, Kupat e Europës. Duke qenë se Bushiç është lojtar kryesor dhe kyç në ekip, drejtuesit e klubit po bëjnë përpjekjet që për rehabilitimin e shpejtë të tij ta dërgojnë në një klinikë të specializuar në Beograd.

alvesh bushic

Për “Panorama Sport”, vetë sulmuesi shprehet i mërzitur për situatën në të cilën ndodhet. “Jam shumë i mërzitur për dëmtimin. Kam një tërheqje muskulore. Nuk duhet të ndodhte dhe pikërisht tani që duhet t’i shërbeja skuadrës. Besoj për tri javë nuk do të jem gati. Kjo gjë më shqetëson shumë”, ishin fjalët e para të kapitenit të Flamurtarit.

SITUATA

Sulmuesi kroat shprehet se Flamurtari duhet të paraqitej më mirë dhe se ndeshja me Kukësin duhej të fitohej. Sipas tij, në dy fazat e para, ekipi ishte në një situatë shumë të mirë. “Duhet që ndeshjen me Kukësin ta fitonim. Kemi zhvilluar një fazë të parë dhe të dytë shumë të mirë, ndërsa në këtë fazë jemi paraqitur shumë dobët.

bushic

Nuk di të them se përse është krijuar kjo situatë, por mendoj se kanë ndikuar edhe mungesat e shumta që kemi pasur si pasojë e dëmtimeve apo edhe e dënimeve nga kartonët. Duhet të ishim më mirë. Në ndeshjen me Kukësin nuk duhet që ta diskutonim fitoren, i kishim mundësitë për të marrë tri pikët. Por nuk duhet ta mbajmë kokën pas, duhet të shikojmë para”, vazhdoi futbollisti.

OBJEKTIVI

Faza e tretë e kampionatit pritet të jetë më pozitive për Flamurtarin, që ka humbur disa pozicione në tabelën e klasifikimit. “Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh. Fitorja me Skënderbeun besoj se do kthejë qetësinë, por nuk ka mbaruar asgjë.

bushic

Duhet maksimumi, si në Kupë, ashtu edhe në kampionat për të arritur objektivat. Kam bindjen se shumë shpejt do të kthehemi, duke vijuar me rezultate pozitive për realizimin e objektivave”, përfundoi Bushiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"