Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë kapiteni i Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2018 | 12:24

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë kapiteni i Fiorentinës

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astroti, ka ndërruar jetë në gjumë, përpara ndeshjes së ditës së sotme kundër Udineses. Mbrojtësi është gjendur i vdekur në dhomën e tij të hotelit “La di Moret”, në Udine.

Astori

Lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të mbrojtësit italian, e ka bërë publik klubi i Fiorentinës, i cili shkruan: Fiorentina është thellësisht e tronditur dhe e detyruar të njoftojë se kapiteni i tyre Davide Astori ka vdekur”, shkruan klubi italian.

31-vjeçari e nisi karrierën te skuadra e Milanit, por nuk u aktivizua asnjë takim te kuqezinjtë. Më pas Astori kaloi te Kaljari, ku pati edhe shkëlqeu. Më pas mbrojtësi u bë pjesë e Romës dhe Fiorentinës. Italiani numëron edhe 14 paraqitje me ekipin kombëtar të vendit të tij, ku shënoi edhe 1 gol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"