Tronditet Barcelona, lojtari del pozitiv me Covid-19 para ndeshjes me Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 19:42

Tronditet Barcelona, lojtari del pozitiv me Covid-19 para ndeshjes me Bajernin

Barcelona është tronditur vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes në Champions ndaj Bajern Mynihut. Samuel Umtiti ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

umtitiii

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi katalanas në rrjetet sociale. Mbrojtësi nuk ka simptoma dhe është izoluar. Lajmi i mirë për Barcelonën është se Umtiti ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën në Portugali për Championsin. Ndeshja do të luhet pa probleme pasi lojtarët e grmbulluar në Lisbonë kanë rezultuar negativ.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"