TRONDITËSE/ Shkak mjegulla, dy sportistët humbasin jetën në masivin malor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 13:06

TRONDITËSE/ Shkak mjegulla, dy sportistët humbasin jetën në masivin malor

Dy alpinistë italianë kanë gjetur vdekjen në Malin e Bardhë në Francë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa pas shumë orësh kërkim u bë e mundur nxjerrja e trupave të dy alpinistëve.
FRANCE-Aa--U40222153172z7H-177x150-012-kNrE-U3803940975080IE-528x329@Gazzetta-Web_528x329
Sipas informacioneve të xhandarmërisë Shamonisë, dy personat janë të moshës 56 dhe 57 vjeç. Dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë dukshmëria e dobët për shkak të mjegullës të krijuar në shpatet e masivit malor, ndërsa dy viktimat kanë rënë nga lartësi 200 metra.

Të dy alpinistët kanë qenë të lidhur fort me njëri-tjetrin dhe rrëshqitja e njërit prej tyre ka sjellë për inerci dhe rrëshqitjen e kolegut tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"