TRONDITËSE/ Masakër në Itali, arbitri dhe bashkëshortja vritet me thikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 0:00

TRONDITËSE/ Masakër në Itali, arbitri dhe bashkëshortja vritet me thikë

Futbolli italian është tronditur të hënën në mbrëmje nga një ngjarje fatale. Arbitri 33-vjeçar Daniele De Santis është vrarë me thikë së bashku me bashkëshorten e tij, Eleonora Manta, nga një person pas një konflikti fizik.
5476818_2315_omicidio_de_santis
Të pranishmit janë tronditur nga skena e ndodhur, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.  Sipas informacioneve, krimi është kryer nga një person, i cili është larguar nga vendngjarja.

Të dy viktimat janë gjetur në një pallat të goditur me thikë.

De Santis arbitronte në Serinë B dhe C, ndërsa kishte debutuar si gjyqtar në vitin 2017.

Autori i masakrës është parë teksa largohej dhe është shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë, ndërkohë që sipas informacioneve të para, krimi mund të ketë si prapaskenë një çështje pasionale mes vrasësit dhe bashkëshortes së arbitrit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"