Tronditëse/ Ish-presidenti kriminel i federatës së futbollit, dërgoi qindra persona në kampin e përqëndrimit
Një deklaratë e presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit Fritz Keler i ka shtangur të gjithë në Gjermani.
Ai zbuloi për mediat se ish-presidenti i FGJF-së Feliks Linman, i cili drejtoi këtë institucion në vitet 1925-1945 ka bashkëpunuar me forcat naziste për dërgimin e disa qindra qytetarëve të komunitet rom dhe sinti në kampin e përqëndrimit në Aushvic, ku dhe janë ekzekutuar.
“Ai (Feliks Linman) ishte i përfshirë direkt në regjistrimin e personave të komunitet rom dhe sinti gjatë kohës kur drejtonte qendrën policore të kriminale të Hanoverit duke i deportuar në Auzhvic. Disa qindra njerëz janë deportuar në këtë kamp përqëndrimi dhe më pas janë vrarë me urdhër të firmosur nga Linman”, deklaroi presidenti aktual i Federatës Gjermane të Futbollit Fritz Kaler.
Ditën e hënë përkujtohet 75-vjetori i çlirimit nga trupat sovjetike të kampit më famëkeq të përqëndrimit të Auzhvicit. Në këtë kamp janë ekzekutuar me metoda monstruoze rreth 1.1 milionë persona: kryesisht hebrenj, romë, etj.
PANORAMASPORT.AL