Postuar: Janar 12, 2020 | 23:22
TRONDITËSE/ E dëmtoi De Ligt, ylli i Italisë përfundon me ambulancë në spital dhe humbet Europianin (VIDEO)
Një lajm tronditës është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për yllin e Italisë dhe Romës, Nikolo Zaniolo.
20-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju në minutën e 34-t, pas një përplasje me De Ligt, teksa u largua nga fusha me barelë, duke u transportuar menjëherë në spital.
Mediat italiane bëjnë me dije se talenti italian e ka mbyllur sezonin dhe do të mungojë gjatë, duke humbur kështu edhe Europianin. Një lajm tronditës ky edhe për Italinë e trajnerit Mançini, pasi Zaniolo, ishte projektuar nga tekniku si titullar.
Shanset janë minimale që 20-vjeçari të rikuperohet në kohë rekord. Nga raportimet e para thuhet se ai do të qëndrojë jashtë për të paktën 6 muaj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"