TRONDITËSE/ Arrestohet ish-boksierja braziliane, akuzohet për vrasjen e bashkëshortit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2020 | 17:03

TRONDITËSE/ Arrestohet ish-boksierja braziliane, akuzohet për vrasjen e bashkëshortit

Ish-boksierja braziliane Viviene Obenauf është arrestuar dje nga policia zvicerane si e dyshuara kryesore për vdekjen e bashkëshortit të saj Tomas. Policia raporton se viktima është gjetur me “dëmtime të rënda të shkaktuara prej goditjes me çekiç”.

Terri Harper and Viviane Obenauf weigh In ahead of their IBO Super-Featherweight World title fight this weekend. 1st November 2019 Picture By Mark Robinson.

34-vjeçarja Obenauf pretendohet se ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, por ende nuk dihen shkaqet.

Ish-boksierja nga Brazili u tërhoq nga sporti vitin e kaluar duke iu përkushtuar biznesit të prodhimit të ushqimeve dhe fitness-it. Edhe më herët ajo është ndalur për ushtrim dhune.

Njëri prej partnerëve të saj deklaroi se vite më parë Obenauf e ka goditur në gjendje të dehur 4-5 herë me grusht.

Obenauf zhvilloi 20 ndeshje në karrierë me bilancin 14 fitore (9 me KO) dhe 6 humbje, ndërsa në janar të vitit të kaluar ajo u martua me suedezin Tomas, i cili zotëronte një restorant.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"