Troisi kërkon fitoren me çdo kusht në derbi, portieri i Elbasanit: I japim fund krizës me Turbinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 10:26

Troisi kërkon fitoren me çdo kusht në derbi, portieri i Elbasanit: I japim fund krizës me Turbinën

Turbina është gati për “derbin” me Elbasanin, që do të luhet të dielën në Cërrik. Marcelo Troisi mendon se ka ardhur koha e fitores, pas barazimeve të marra me dy ekipe pretendente.Marcelotroisi

“Barazimi me Tomorin na ka rritur moralin, por tani është koha për të marrë fitoren e parë. Në shtëpi do të presim verdheblutë e Elbasanit. Kemi respekt për kundërshtarin, por do t’i mundim me çdo kusht. Turbina do ta fitojë derbin, pasi ne kemi një skuadër shumë herë më të mirë. Mungon mbrojtësi Bajrami dhe mesfushori Markinjos, por më kthehet Shehi. Pres që sulmi të shpërthejë në këtë takim dhe të çlirohet nga ngërçi psikologjik”, tha trajneri brazilian.

redon gega

GEGA– Në 450 minuta lojë, Elbasani ka koleksionuar vetëm humbje. Për verdheblutë, goli dhe pikët janë kthyer në makth. Elbasanasit kanë shpresë që nesër do t’i japin fund krizë, duke mundur Turbinën. Luhet në Cërrik, por portieri Redon Gega beson te kthesa. “Të vjen keq kur sheh klasifikimin dhe kujton paraqitjet që kemi bërë. Elbasanit nuk i ka hije të jetë në këtë pozicion dhe për më tepër pa asnjë pikë.

Me Flamurtarin meritonim të paktën një barazim, por duket sikur kemi gjithçka kundër. Megjithatë, është vetëm fillimi dhe mund të rikuperojmë, pasi asnjëherë nuk është vonë. Shpresojmë që në derbin me Turbinën të marrim rezultatin, edhe pa një lojë të bukur. Do të kërkojmë maksimumin. Shpresojmë që t’ia dalim këtë herë”, tha për gazetën gardiani elbasanas. Ky është një takim transferte, por elbasanasit e konsiderojnë “Nexhip Trungun” si shtëpinë e tyre.

MARIGLEN MIRAKA/ VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"