Troisi kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Luftëtarit dhe piketon formacionin: Të përsërisim takimin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 9:46

Troisi kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Luftëtarit dhe piketon formacionin: Të përsërisim takimin me Partizanin

Flamurtari kërkon sot parakalimin e Luftëtarit. I dalë jashtë çdo lloj objektivi dhe i rënë tashmë zyrtarisht nga kategoria, ekipi vlonjat do të tentojë një objektiv morali, që të paktën ta mbyllë këtë kampionat jo në fundin e tabelës së klasifikimit. Si për ironi të fatit, vlonjatët nuk kanë fituar në kampionat që nga përballja që kanë pasur në transfertën e Luftëtarit në Gjirokastër dhe kërkojnë që këtë gjë ta përsërisin sërish me po të njëjtin kundërshtar, por këtë radhë në shtëpi, duke shijuar edhe fitoren e parë në fushën e vet për këtë kampionat, si dhe të dytën gjatë gjithë këtij sezoni. E sotmja është një ndeshje mes dy vendeve të fundit në renditjen e tabelës së klasifikimit, të cilat e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë.troisi

Flamurtari renditet në vend të fundit në renditje në tabelën e klasifikimit me 11 pikë, ndërsa Luftëtari ka tri pikë më tepër se vlonjatët. Një fitore e ngjit Flamurtarin një vend më sipër në renditje, në vendin e parafundit, pavarësisht që as fitorja nuk ndryshon asgjë në objektivat e të dyja skuadrave. Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, u ka kërkuar lojtarëve në prag të kësaj ndeshjeje që ta shikojnë takimin në vlerën e tri pikëve.

“Ndeshjen me Luftëtarin duhet që ta fitojmë. Duke qenë se tashmë kemi dalë nga Superiorja, qëllimi është që të parakalojmë Luftëtarin. Në këto kushte, ndeshjen e nesërme (sotme) duhet që ta fitojmë. Deri në fund duhet që ta respektojmë kampionatin ashtu sikundër kemi bërë deri tani. Kam besim te ju se do të bëni më të mirën në këtë ndeshje. Të fitoni për vete dhe fanellën”, është shprehur Troisi përpara lojtarëve.troisiii

ANALIZA – Me Luftëtarin është ndeshja e dytë radhazi për Flamurtarin në shtëpi. Një javë më parë vlonjatët, edhe pse humbën 1-2 me Partizanin në Vlorë, zhvilluan një lojë të mirë. Trajneri Marcelo Troisi u ka kërkuar futbollistëve që të luajnë ashtu siç bënë me kampionët në fuqi, të tregohen të qetë psikologjikisht, por edhe me mentalitet të madh. “Nëse do të bënim në ndeshjen me Luftëtarin lojën që kemi zhvilluar me Partizanin, suksesin do ta kemi të sigurt. Ndaj, jepni maksimumin që të luani mirë dhe të shënojmë të parët. Duhet një mentalitet i madh për t’i zgjidhur ndeshjet, ndaj ju duhet që ta injektoni atë në veten tuaj dhe të keni besim në forcat tuaja. Nëse lojën e zgjidhim shpejt, i kemi të mundshme tri pikët”, u ka thënë lojtarëve Troisi.

SITUATA – Flamurtari do të jetë më i plotë në ndeshjen e sotme përballë Luftëtarit që do të luhet në Vlorë në orën 17:00. Vlonjatët vijnë përballë kundërshtarit në këtë ndeshje me dy rikthime të rëndësishme. Olsi Gocaj dhe Ariel Muçollari do të jenë të gatshëm, pasi kanë shlyer edhe dënimin nga kartonët. Pra, skuadra do të jetë edhe më e plotë në këtë ndeshje. Lajme të mira ka edhe për sulmuesin Xhevahir Sukaj.

Shkodrani duket i rikuperuar, ndërsa gjatë javës është stërvitur normalisht me grupin. Trajneri brazilian Marcelo Troisi në njëfarë mënyre e ka mbajtur të fshehtë formacionin, pasi në seancën e djeshme nuk ka bërë ndonjë ndarje reale se si do të rreshtohet sot ekipi në fushë. Por, çka kuptohet është se nuk do të tentojë eksperimente për shkak se kërkon ta fitojë ndeshjen e sotme.form

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"