Troisi kënaqet me barazim, Mërgjyshi: S’na del kush para kur betohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 13:20

Troisi kënaqet me barazim, Mërgjyshi: S’na del kush para kur betohemi

Besa është betuar për fitore në përballjen e radhës me Turbinën. Trajneri i skuadrës kavajase, Artan Mërgjyshi, në prag të sfidës me cërrikasit për “Panorama Sport” u shpreh:

mergjyshi

“Besës s’ka kush t’i dalë përpara kur betohet. Ne e vlerësojmë kundërshtarin, por Besa ime do të bëjë gjithçka për të triumfuar. Kjo edhe për të konfirmuar vazhdimësinë si dhe për të treguar potencialin e pretendimet tona.

Vëmendje kemi treguar deri në detajet më të imta, se si të shfaqim rrezikshmëri maksimale para zonës e portës cërrikase. Do të insistojmë fort për ta mbajtur nën presion prapavijën kundërshtare sepse kjo është mënyra e duhur për ta na çuar logjikshëm te suksesi”. Trajneri Mërgjyshi, qartëson se ndaj Turbinës formacioni do të jetë po ai që Besa pati në takimin e javës së kaluar, që u fitua thellë ndaj Flamurtarit në transfertë. Do të mungojë për shkak të një dëmtimi mesfushori me tipare sulmuese Bledar Lila. F. FERIZAJ

Turbina i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve anti-Besa të premten pasdite. Përpara kësaj sfide, trajneri i cërrikasve Marcelo Troisi për “Panorama Sport” thotë: “Jemi stërvitur shumë për transfertën me verdhezinjtë dhe shpresojmë t’ia dalim. Është një përballje e fortë, që e kemi vlerësuar maksimalisht. Fitorja do të na bënte shumë punë, por edhe me një barazim do të ishim të kënaqur. Ekipi do të jetë i plotë me përjashtim të mesfushorit Markinjo, që nuk u rikuperua dot në kohë. Kam besim të skuadra që gëzon një formë mjaft të mirë. Ndeshjet sa vijnë dhe bëhen edhe më të forta, kështu që duhet pasur shumë kujdes. Humbjen nuk e mendoj në asnjë çast, pasi ata verdhezinjtë nuk do të na mposhtin dot. Do luajmë si të barabartë dhe fusha asnjanëse na favorizon shumë”, -thotë tekniku i të verdhëve Marcelo Troisi. M. MIRAKA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"