Trofeu “Petrika Gjoka”, Maliqi kujton ish-trajnerin e ndarë nga jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2019 | 15:30

Trofeu “Petrika Gjoka”, Maliqi kujton ish-trajnerin e ndarë nga jeta

U zhvillua në fushën sportive “Jovan Asko” një takim miqësore, në nder të ish-trajnerit të Maliqit, Petrika Gjoka, i cili humbi jetë, krejt papritur për shkak të një infarkti.

Trofeu

Gjoka ka qenë tekniku i parë që ka drejtuar skuadrën maliqare në një kampionat kombëtar, rreth viteve 2000. Kontributi i tij për futbollin e qytetit të Maliqit është i paçmuar, teksa falë pasionit dhe punës të palodhshme arriti të krijonte skuadrën e cila përfaqësoi qytezën e vogël juglindore në kampionatin shqiptar të Kategorisë së Dytë.

Disa vite më pas, Petrika emigroi së bashku me familjen e tij drejt Amerikës, por pavarësisht emrigrimit, dashuria e tij për këtë skuadër nuk rreshti kurrë, duke qenë një ndër mbështetësit më besnikë të Maliqit, edhe pse në një kontinent tjetër, ai gjithmonë mbështeste skuadrën me forma nga më të ndryshme.

Maliqi2

Ndarja e parakohshme nga jeta, tronditi mbarë opinionin sportiv në qytetin e Maliqit dhe jo vetëm. Klubi i futbollit, në bashkëpunim me një grup ish-futbollistës në kohën kur Gjoka ishte trajner, u organizuan, duke zhvilluar një takim miqësor për të kujtuar ish-trajnerin dhe kontributin e tij të çmuar në futbollin maliqar.

Kodra

Rezultati në këtë takim, ishte gjëja më pak e rëndësishme, ndërkohë që skuadrat arritën të shënonin plot 12 gola. Koha e rregullt përfundoi në barazim 6-6, ndërkohë që skuadra e formuar me ish-lojtarët e Maliqit, arriti të triumfonte me penallti (4-2), duke ngritur lartë trofeun “Petrika Gjoka”.

MALIQI – ISH-EKIPI I PETRIKA GJOKËS 6-6

GOLAT: Çaushllari, Ametlli (2), Çelniku, Pino, Tako / Kodra, Shkëmbi, Agolli, Jonusllari, Zhupani, Çela

MALIQI: Mara, Çaushllari, Bashllari, Çelniku, Zyfi, Pino, Tako, Trëndafili, Make, Ametlli, Tahirllari.

ISH-EKIPI I PETRIKA GJOKËS: Dokolli, Firaj, Shkëmbi, Shallari, Bazelli, Demollari, Zhupani, Terolli, Kodra, Agolli, Çela. (U aktivizuan: Binjaku, Jonusllari, Merolli, Lipo)

Gjyqtar: Robert Këndezi

KAPITENI – Në përfundim të kësaj miqësoreje të zhvilluar në kujtim të ish-trajnerit Gjoka, ka folur edhe nismëtari i këtij organizimi, Zenel Kodra, që në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh:

Kodra Zenel

“Për ne sot më shumë se ndeshja ishte i rëndësishëm kujtimi dhe respekti i profesorit tonë për të qenë edhe njëherë të gjithë bashkë. Ai na dha shumë, ndërsa ne po mundohemi t’i kthejmë diçka, atë që kemi, respektin! Ai do të jetë gjithmonë në zemrat tona.

Përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë çunat e ekipit, edhe ata që nuk mund të ishin prezent në këtë ndeshje. Gjithashtu dua të falenderoj trajnerin e Maliqit, tifozët për bashkëpunimin dhe ngrohtësinë që na ofruan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të profesorit, shpresoj t’i kemi dhënë sadopak kënaqësi me kujtimin dhe premtimin që ne kurrë nuk do e harrojmë profesorin”, u shpreh Kodra.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"