Trofe dhe rekorde, Bajerni nuk e prish serinë e pathyeshmërisë në Europë. Ja hera e fundit që humbisnin bavarezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 21:56

Trofe dhe rekorde, Bajerni nuk e prish serinë e pathyeshmërisë në Europë. Ja hera e fundit që humbisnin bavarezët

Megjithëse fitoi me vështirësi në fushën ruse ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultatin 1-2, Bajern Mynihu tregon pse është “mbret” i Europës. Skuadra e Hansi Flik regjistroi fitoren e 13-të radhazi në Europë. Ajo çfarë është më interesante është se bavarezët nuk e njohin humbjen në “kontinentin e vjetër” që prej marsit të 2019.
ElXLCA-XEAIakKO
Eliminimi nga Liga e Kampioneve në 13 mars 2019 nga Liverpuli 1-3 është humbja e fundit që fituesit e “Tripletës”. Por, një periudhë gati dy-vjeçare pa humbje duket si një kohë relativisht e largët dhe Bajerni duket një ekip tepër i frikshëm edhe për këtë sezon, ku mbetet sërish pretendenti kryesor për të fituar të gjitha trofetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"