“Triumph” niset drejt Londrës, e shoqëron legjenda Lorik Cana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 20:58

“Triumph” niset drejt Londrës, e shoqëron legjenda Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares sonë do të jetë i ftuar në Londër për shfaqjen, për herë të parë të dokumentarit “Triumph”. Ky dokumentar sjell histori të ndryshme, pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi në vitin 2014. Gjithashtu përfshin aspekte kulturore, politike dhe historike të vendit tonë.

triumf

“Triumph” vjen me regji te Kreshnik Jonuzit dhe Luftar Von Ramës, zgjat 88’ dhe përfshin intervista dhe momente speciale mbi futbollistët shqiptarë. Dokumentari do të shfaqet në kinema ”The Prince Charles”.

Lorik Cana

Ai për herë të parë është shfaqur në Poloni, gjatë Festivalit te Filmit në Varshavë, më datat 19-21 tetor 2017. Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të përdoren për përfundimin e post produksionit të filmit dhe për foundacionin “Lorik Cana 5”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"