Triumfuan ndaj Vorës, flet trajneri i Korabit: I kënaqur nga lojtarët e stolit, tani mendjen e kemi te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2021 | 16:56

Triumfuan ndaj Vorës, flet trajneri i Korabit: I kënaqur nga lojtarët e stolit, tani mendjen e kemi te…

Trajneri i Korabit, Agim Canaj, pas fitores 3-1 me Vorën për “Panorama Sport” u shpreh: “Kishim shumë mungesa në këtë përballje dhe u detyruam të bënim një formacion me lojtarët e stolit.

AGIM CANAJ

Jam i kënaqur prej tyre, ata sot luajtën shumë mirë. Gjatë gjithë javës e kishim përgatitur maksimalisht këtë përballje, pasi e dinim që Vora ka një skuadër të mirë. Arritëm ta zgjidhnim lojën që në pjesën e parë kur shënuam edhe tre gola.

Edhe në pjesën e dytë prodhuam raste, por nuk e ndryshuam dot rezultatin. Vora na shënoi një gol nga pika e bardhë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Qyranit. Tani pas kësaj fitoreje duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, atë me Dinamon”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"