Triumfuan ndaj Lushnjës, flet Bubeqi: Pikët vlejnë shumë, ishim racionalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 15:37

Triumfuan ndaj Lushnjës, flet Bubeqi: Pikët vlejnë shumë, ishim racionalë

Dorian Bubeqi nuk e quan të thjeshtë fitoren, ndonëse në fund u kënaqet pikëve. Gjatë një deklarate të dhënë pas ndeshjes, trajneri evidenton se Besa ishte racionale.

Bubeqi

“Nuk qe fitore e thjeshtë, të jem i sinqertë, por e arritëm falë përqendrimit dhe seriozitet. Shmangëm çdo shkujdesje dhe golat në fundin e pjesës së parë e fillimin e së dytës treguan se me këtë stil racional dhe shpejtësi manovre dimë t’ia dalim.

Madje, mund e duhet të fitonin edhe më thellë. Pikët na vlejnë që tani të shohim vetëm përpara që të mësyjmë drejt kreut, duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë në çdo komponent”, përfundoi tekniku, i cili dje debutoi me fitore në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"