Triumfuan ndaj Besëlidhjes, Gjyla: Shënuam, por përsëri… gabuam
Ilir Gjyla mendon se skuadra u soll ashtu si çdo ndeshje, por me një ndryshim: gjeti rrjetën. Trajneri i Lushnjës gjen gabimet edhe në fitore.
“Nuk kemi bërë asgjë më shumë se ndeshjet e tjera, përpos që kemi shënuar golin. Kemi pasur dhe krijuar gjithnjë raste, por nuk ia kemi dalë që të gjejmë rrjetën.
Këtë javë kemi bërë të njëjtën gjë, duke u munduar që të mos gabojmë prapa. Megjithatë, prapë kemi gabuar. Sidomos në pjesën e dytë, ku pati një nënvlerësim do të thosha.
Pas golit të tretë, futbollistët, madje edhe ata me përvojë filluan të lëshonin. Dua ta arkivoj Besëlidhjen dhe të shikoj përpara. Vazhdimësia ka vlerë. E filluam pak butë, pak lehtë, sa dhe kundërshtari na vuri 2-3 herë në vështirësi.
Ne më duket se na ngacmojnë rastet, pasi aty i morëm frenat e lojës në dorë dhe arritëm që t’i zhbllokonim shifrat. Tani ideja është që të ruajmë ritmin dhe të mos humbasim ‘shënjestrën’ dhe mbi të gjitha të jemi të kujdesshëm.
Me këto do të merrem, që të shmangim gabimet”, tha tekniku i verdhejeshilëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"