Triumfuan me “poker” ndaj Turbinës, Beqiri: Bylisi dominoi, por s’kemi bërë asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:47

Triumfuan me “poker” ndaj Turbinës, Beqiri: Bylisi dominoi, por s’kemi bërë asgjë

Jeton Beqiri kërkon që të mbajë me “këmbë në tokë” lojtarët. Ai e quan fitore të radhës atë ndaj Turbinës, por paralajmëron malore në vazhdim.

BYLIS

“Ishte një fitore radhe, duhet që të bëjmë ende më shumë. Gara është e gjatë, na presin ndeshje të forta në vijim. Vetëm një moment kundërshtari rrezikoi me një penallti, që erdhi si pakujdesi, por që për fat dhe ajo nuk shkoi gol. Pjesa tjetër e lojës ka qenë gjithçka në dominim dhe kontrollin tonë.

Ne kërkojmë që të perfeksionohemi pas çdo ndeshjeje. Natyrisht që fitoret janë të mira dhe kur skuadra luan mirë, krijon raste dhe gola, natyrisht që është edhe akoma më mirë”, tha trajneri i Bylisit pas ndeshjes të së shtunës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"