Triumfuan me “manita” ndaj Selta Vigos, Ançeloti: Më duhet patjetër Modriç për sfidën me Interin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 14:27

Triumfuan me “manita” ndaj Selta Vigos, Ançeloti: Më duhet patjetër Modriç për sfidën me Interin në Champions

Karlo Ançeloti thotë se Reali duhet të shfrytëzojë potencialin e madh që ka në sulm në mënyrë që t’i fitojë ndeshjet.

anceloti

“Nuk ishte ndeshje perfekte, sepse i dhuruam kundërshtarit disa kundërsulme, por tifozët na ndihmuan që ta përmbysnim. Duhet të përmirësohemi sepse ndeshjet i ndërlikojmë shumë.

Në pjesën e dytë ishim më mirë. Sulmi? Duhet ta shfrytëzojmë këtë potencial që kemi. Hazard nuk shënoi, por kombinoi mirë me Benzemanë. Vinicius bëri një ndeshje të madhe.

Modriç? Më duhet patjetër kundër Interit. Kemi nevojë për eksperiencën e tij dhe shpresoj që të rikuperohet në kohë”, ka thënë trajneri i madrilenëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"